Gentiana Fana është vetëm njëra nga vajzat shqiptare që po korrin suksese në botë.
Ndryshe nga të tjerët ajo shërben si anëtare e këshillit rinor në zyrën e presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, raporton “zëri.info”.
Gentiana është 24-vjeçare me prejardhje nga Komuna e Drenasit.
Ajo në Kroaci së bashku me familjen e saj ka emigruar në moshën 2-vjeçare.
Përveç në zyrën e presidentes kroate, Gentiana është edhe menaxhere e Këshillit për Punë të Brendshme të BE-së në Këshillin Evropian të rinjve.