Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kosova ia mësynë anëtarësimit në Interpol e papërgatitur, ja çfarë i mungon

    31/10/2018 | 08:54
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kosova po shkon e papërgatitur drejt votimit për tu anëtarësuar në Interpol.

    Kosova në betejën për anëtarësim në INTERPOL është nisur pa i bërë “matematikat” se sa shtete e përkrahin dhe sa e kundërshtojnë. Përderisa qeveria kosovare nuk ka listë të shteteve që janë për dhe të atyre kundër, në Serbi tashmë është publikuar një listë e tillë në bazë të së cilës Kosova do ta ketë të vështirë këtë mision.

    Më 20 nëntor të këtij viti në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, e cila do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kosova synon që përfundimisht të bëhet pjesë e organizatës më të madhe të policisë ndërkombëtare. Ndërkohë shteti serb është duke vazhduar lobimin kundër këtij procesi.

    Së fundmi mediet serbe kanë publikuar një listë të shteteve, të cilat mund të jenë pengesë për Kosovën drejt anëtarësimit në këtë organizatë dhe aty thuhet se janë mbi 50 shtete kundër këtij procesi, ndërkohë që sipas tyre Kosovën e mbështesin mbi 80 shtete tjera. Nëse kjo listë del të jetë e vërtetë, atëherë Kosova rrezikon të dështojë në këtë proces pasi i duhet votat e dy të tretave (2/3) të anëtarëve të pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme në mënyrë që të bëhet pjesë e INTERPOL-it.

    Ndërkohë institucionet kosovare, të cilat shprehen të bindur se në nëntor të këtij viti Kosova do të bëhet pjesë e INTERPOL-it, nuk kanë ende një listë të tillë. Njohësit e sigurisë në anën tjetër vlerësojnë se këtë vit procesi drejt anëtarësimit të INTERPOL-it është udhëhequr më mirë dhe me më seriozitet nga institucionet e Kosovës, prandaj gjasat janë reale që këtë vit ta fitojë edhe anëtarësimin në këtë organizatë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.