Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kontingjenti i FSK-së përfundoi me sukses ushtrimin fushor “Saber Junction 2018” në Gjermani

    04/10/2018 | 15:19
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një kontingjent i FSK-së, nga data 12 shtator deri më 01 tetor 2018, mori pjesë në ushtrimin fushor “Saber Junction 2018” të mbajtur në Hohenfels, Gjermani. Kontingjenti përbehej nga 10 pjesëtarë të Policisë së Forcës dhe 2 vlerësues/kontrollues.

    Kontingjenti i FSK-së së bashku me njësitë tjera kanë kryer këto aktivitete: ndërtimin e pikës së grumbullimit për të ndaluarit e luftës; organizimi, funksionimi, trajtimi i tyre, përcjellja e konvojëve, pikat e kontrollit, ofrimi i sigurisë fizike, perimetri i sigurisë, kontrollimi i personelit dhe evakuimi i civilëve nga fushëbeteja.

    Tetarit Arian Ramadani, nga ekipi vlerësues/kontrollues, i është ndarë “Certifikata e Arritshmerisë”, kurse tetari Petrit Qollaku nderohet me çmimin “Hero i Hohenfelsit”, për angazhim, gatishmëri, përformancë dhe aftësi të dalluara gjatë ushtrimit fushor

    Ushtrimi u organizua nga Komanda e 7-të e trajnimit të ushtrisë në Qendrën e Bashkuar Shumëkombëshe të Gatishmërisë në Hohenfels, dhe ishte dizajnuar që të vlerësojë gatishmërinë e Brigadës 173 të Këmbësorisë Luftarake (Airborne), gjatë zhvillimit të operacioneve tokësore në një ambient të kombinuar, si dhe të promovojë bashkëveprimin me 20 shtetet aleate dhe partnere.

    Në këtë ushtrim kanë marrë pjesë rreth 5500 pjesëtarë dhe njësi të ndryshme. Kontingjenti i FSK-së është vlerësuar për motivin e lartë, disiplinën dhe gatishmërinë e treguar gjatë gjithë kohës së realizimit të ushtrimin fushor “Saber Junction 2018”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ambasadori britanik në Tiranë: Kosova të tërheqë policinë dhe të themelojë Asociacionin
    • “Ike” kënga më e re e Don Xhonit
    • Merr flakë Tregu i Gjelbër në kryeqytet
    • Limaj: Rezoluta 1244 po riaktualizohet në veri
    • Vllasi: Kurti i takon gjeneratës së dytë të adhuruesve të stalinizmit dhe të enverizmit
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.