Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Konfiskohen armë zjarri në Mitrovicë

    01/10/2018 | 10:59
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në dy ditët e fundit, në zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, në dy lokacione të ndryshme janë konfiskuar dy armë.

    Rasti i parë i konfiskimit të një pushke automatike ndërlidhet me informacionin e pranuar ditë më parë se i dyshuari F. B. 28 vjeçar posedonte armë pa leje, ku pas një hetimi të mirëfilltë me datën 29 shtator 2018, i dyshuari ka vet-dorëzuar armën, njofton Klan Kosova.

    Ndërsa rasti i dytë i konfiskimit të një pistolete sipas policisë është raportuar në orët e pasdites së datës 30 shtator 2018, në zonën e Vushtrrisë.

    Pas informacionit të pranuar për të shtëna me armë zjarri, njësitet policore kanë identifikuar lokacionin dhe kanë arrestuar të dyshuarin G. K., 43 vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar, nga i njëjti është konfiskuar një armë të llojit pistoletë.

    Dy personat e dyshuar pas procedurave intervistuese janë liruar për procedurë të rregullt, njofton Klan Kosova.

    Sipas zyrës rajonale të Policisë në Mitrovicë, ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘përdorim i armës”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Java e ardhshme me temperatura deri në 40 gradë Celsius
    • Pamjet e urës që do ta lidhë Jugun me Veriun e Mitrovicës, kandidati i PDK-së: I lumtur që kam nënshkruar memorandumin
    • 5 orë pa rrymë mbesin nesër këto lagje dhe fshatra të Vushtrrisë
    • Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i luftës në Palestinë
    • Osmani: Menjëherë pas Banjskës, ushtria serbe u grumbullua përreth tërë kufirit me Kosovën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.