Niveli i madh i papunësisë në Kosovës dhe numri i të rinjve të gatshëm për tregun e punës, ka bërë që ata të shikojnë çdo mundësi që u ofrohet për punësim jashtë vendit. E synim i shumë të rinjve nga Kosova është punësimi në gjermani i cili u siguron të ardhura të kënaqshme atyre.
Nga data 31.10.2018 hapet konkursi për punësim të sigurt në Gjermani për banorët nga Kosova.
Kompania gjermane “O.B.M Aviation” ofron mbi 2.000 vende pune për aplikuesit nga Kosova, e të cilët duhet t’i plotësojnë disa kushte.
Njoftimi saktëson se të interesuarit mund të aplikojnë përmes zyrës ndërmjetësuese “B.S.B Aviation” në Prizren, shkruan Telegrafi.
“Stafi ynë së bashku me pronarin e kompanisë “O.B.M Aviation“ do të realizoj një takim me personat që janë të interesuar për PUNËSIM në Gjermani me datën 31.10.2018 në ora 11:00 – 15:00 në Shtëpinë e Kulturës “ Xhemajli Berisha “ në Prizren”, thuhet në njoftimin të publikuar në Facebook.
Se salla e Shtëpisë së Kulturës, është e rezervuar për 31 tetor nga kjo kompani e ka konfirmuar për Telegrafin edhe Drejtori i Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, Fetah Paçarizi.
“Po pikërisht është ajo datë për ketë gjë”, e ka konfirmuar Paçarizi.
Por pavarësisht tentimeve Telegrafi nuk ka arritur të kontaktojë me kompaninë që e ka shpallur njoftimin për të konfirmuar hapjen e këtij konkursi. /Telegrafi/