Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kompania “Buçaj” dhe Komuna e Mitrovicës këto ditë fillojnë ndërtimin e pesë shtëpive për familjet skamnore

    18/10/2018 | 18:44
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetari Faruk Mujka, kanë pritur në një takim përfaqësuesin e kompanisë “Buçaj”, sh.p.k. nga Prishtina, Fatmir Krasniqi, me bashkëpunëtorë, me të cilin kanë biseduar për realizimin e projektit për ndërtimin e pesë shtëpive për strehimin e familjeve skamnore nga Mitrovica që nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit.

    Drejtuesit e Komunës e njoftuan përfaqësuesin e Kompanisë “Buçaj”, sh.p.k., Krasniqi me përgatitjet e deritashme për realizimin e projektit të lartpërmendur që do të financohet nga kjo kompani.

    Ata edhe njëherë e falënderuan Kompaninë “Buçaj”, sh.p.k. për vendimin e saj që të realizoj këtë projekt humanitar në Mitrovicë, duke shtuar se Komuna i ka ndërmarrë të gjitha masat për kryerjen e obligimeve të saj me qëllim që projekti të filloj së realizuari sa më parë.

    “Vendimi dhe gatishmëria e juaj për të ndihmuar Mitrovicën në zgjidhjen e problemeve të strehimit për personat me gjendje të vështirë ekonomiko-sociale, është mirëpritur nga të gjitha institucionet komunale, drejtuesit e tyre dhe qytetarët e Mitrovicës. Ne vërtetë kemi probleme të mëdha të kësaj natyre për shkak se në Komunën Jugore të Mitrovicës akoma jetojnë familjet e dëbuara me dhunë nga veriu i Mitrovicës, nga ekstremistët serbë, para, gjatë dhe pas luftës së fundit, e që ishin rreth 15.000 shqiptarë, për të cilët institucionet e nivelit qendror nuk kanë bërë sa duhet për t’i kthyer në pronat e tyre atje”, tha kryetari Bahtiri.

    Ai në vazhdim e njoftoi Krasniqin se Komuna tashmë e ka ndarë hapësirën e nevojshme për ndërtimin e shtëpive dhe se vendimi për këtë qëllim është rikonfirmuar edhe njëherë nga Kuvendi i Komunës, vendim ky që ka bërë që të evitohen edhe disa reagime të pa arsyeshme e jo humane të disa qytetarëve që jetojnë afër hapësirës së dedikuar për këtë qëllim.

    “Tashmë gjithçka është në rregull. Përgatitjet janë bërë të gjitha dhe ne mund të fillojmë që sot me realizimin e projektit”, tha kryetari Bahtiri.

    Përfaqësuesi i Kompanisë “Buçaj”, sh.p.k., Fatmir Krasniqi, tha se vizita e tij në Mitrovicë kishte për qëllim që të mësoj saktësisht se si qëndron puna lidhur me përgatitjet për fillimin e realizimit të projektit.

    “Ne jemi të lumtur që kemi mundësinë që të ndihmojmë sadopak Mitrovicën me këtë projekt humanitar. Edhe ne jemi të gatshëm për fillimin e ndërtimit të shtëpive, kështu që do ju njoftojmë saktësisht për ditën kur së bashku do ta vendosim gur-themelin për realizimin e projektit”, tha ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.