Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    KFOR-i thotë se Thaçi mund të lëvizë kudo nëpër Kosovë, s’i duhet leje as për Veri

    03/10/2018 | 13:34
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zëdhënësi kryesor i KFOR-it, Vincenzo Grasso, deklaroi se gjatë vizitës së paradokohshme të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në veri të Kosovës, nuk ka ndodhur asnjë incident, arrestim ose operacion ushtarak dhe se Thaçi ka të drejtë të lëvizë kudo nëpër Kosovë, pa kurrfarë lejeje, transmeton Arbresh.info raportimin e Demostat.sr.
    “Ne konfirmojmë se nuk ka pasur kurrfarë incidenti, asnjë arrestim, çfarëdo operacioni ushtarak, dhe kurrfarë sulmi ndaj kujtdo qoftë…. Thaçi ka vizituar këtë territor dhe gjatë vizitës e ka shoqëruar ekipi i Policisë së Kosovës për mbrojtjen e personaliteteve të rëndësishme”, i ka thënë Grasso portalit Demostat, duke komentuar vizitën e paradokohshme të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në Gazivodë dhe për tensionet që shkaktoi ajo vizitë.

    ka konfirmuar se KFOR-i nuk ishte informuar paraprakisht për këtë vizitë, por ka shtuar se “zotëri Thaçi, si lideri i institucionit më të lartë të Kosovës, ka lirinë të lëvizë kudo nëpër Kosovë”.

    “Policia e Kosovës nuk është e detyruar të kërkojë kurrfarë lejeje që të shkojë në veri të Kosovës, prandaj ata nuk kanë shkelur kurrfarë rregulle”, citojnë mediat Grasson.

    Grasso ka thënë se situata në Kosovë është e qetë dhe nën kontroll dhe ka shtuar se KFOR-i fton të gjitha palët që të ulin tensionet në nivelin më të ulët.

    Zëdhënësi i KFOR-it ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq kanë të drejtë kur thonë se Forcave të Sigurisë së Kosovës u duhet leja e KFOR-it për të shkuar në pjesën veriore të Kosovës, por ka shtuar se “as Forcat e Sigurisë së Kosovës e as kurrfarë njësish paramilitare apo speciale nuk e kanë shoqëruar Thaçin , ndryshe nga siç kanë raportuar disa media”

    “Pasi e ka lënë këtë territor zotëri Thaçi, ka pasur disa bllokada në Zubin Potokl, qartësisht pa kurrfarë arsyeje. KFOR-i nuk ka ndërhyrë, meqë bllokadat nuk përbënin kurrfarë rreziku për sigurinë dhe lëvizjen e lirë, ndërsa në ndërkohë njësi të KFOR-it janë përfshirë në mbikëqyrjen e protestës së madhe në Prishtinë, në të cilën kanë marrë pjesë rreth 13 mijë njerëz”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.