Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Këta janë emrat e dy shqiptarëve që humben jetën në aksidentin në Serbi

    10/10/2018 | 10:38
    Foto:Ilustrim
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Televizioni iAlsat mëson se dy viktimat nga Maqedonia janë Burim Dalipi 37 vjeç dhe Lulzim Rexhepi 36 vjeç, që të dy nga Kërçova. Ndërkohë po nga Maqedonia janë edhe dy fëmijët e lënduar, Ferat Dalipi, 16 vjeç dhe Fatlind Dalipi, 12 vjeç. Fëmijët e lënduar janë shtruar për shërim në spitalin në Jagodinë dhe Çuprija dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
    Ministria për Punë të Jashtme e Republikës së Maqedonisë më herët kishte marrë konfirmimin se dy shtetas maqedonas kanë ndërruar jetë në aksidenti zinxhiror në autostradës Nish-Beograd.

    “Për momentin kemi një konfirmim telefonik nga policia në Jagodinë se për fat të keq dy qytetarë maqedonas janë vrarë në aksidentin e trafikut. Siç është edhe procedura e zakonshme, ne nuk i komunikojmë emrat e të vdekurve, vetëm se konfirmojmë cfarë ka ndodhur” thonë nga MPJ.

    Siç transmeton Gazeta Express, sot në mëngjes në spitalin e Nishit vdiq edhe një person nga të aksidentuarit, kështu që bilanci tragjik i aksidentit zinxhiror që ndodhi rreth orës 07:20 dje në mëngjes në autostradën Beograd-Nish, në pjesën ndërmjet qyteteve Jagodina dhe Quprija është tetë viktima dhe rreth 40 të plagosur. Aksidenti përfshiu të dyja anët e autostradës, me 34 automjete dhe kamionë që u përplasën për shkak të mjegullës së dendur.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të nivelit botëror në Kampusin e Universitetit të York Europe në Selanik, Greqi
    • Armë, municion e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq – Policia jep detajet
    • E martë e vranët, herë pas here del dielli
    • Shi e borë, parashikimi i motit për nesër
    • Nga mërgimi në front: rrugëtimi i Agim Islamit, një jetë e lidhur me idealin e lirisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.