Rritja e numrit të armëve ilegale në Ballkanin Perëndimor dhe rrezikimi i sigurisë së gjithë kontinentit nga trafikimi i tyre ka mbledhur institucionet vendore dhe ndërkombëtare për koordinimin e një iniciative për zgjidhjen e kësaj çështje.
Kjo iniciativë e nisur nga Franca dhe Gjermania është duke u mbajtur në vende të ndryshme të Evropës.
Behgjet Pacolli, Ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, u zotua në përkrahjen e Kosovës në zbatimin sa më të mirë dhe të shpejtë të kësaj nisme.
“Rithekson zotimin e Kosovës për bashkëpunim të hapur me shtetet fqinje sikurse edhe bashkëpunëtoret evropian. Nisma e Gjermanisë dhe e Francës për një udhërrëfyes në nivelin rajonal është më se e mirëseardhur dhe ne ju falënderojmë shumë për iniciativa të tilla”.
“E dini sa e rrezikuar është rajoni dhe sa e rrezikuar është Kosova nga ky fenomen. Këtë nismë e sheh si pjesë të natyrshëm të investimit afatgjatë të partnerëve evropian për paqe dhe siguri të qëndrueshme të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor”.
“Politika duhet të ndihmojë, por edhe të lëshoj rrugë në mënyrë që iniciativat e tilla të shkojnë deri në fund. Shpresoj që kjo nismë do të materializohet në formë të një bashkëpunimi efikas në të mirën e përgjithshme dhe si e tillë të jetë shtysë edhe në bashkëpunimet e tjera”.
Jean-Claude Brunet, Ambasador mbi çështjet e kërcënimeve kriminale transnacionale dhe luftën kundër trafikimit të paligjshëm në Ministrinë Franceze për Evropën, tha se këtë iniciativë do ta përdorin edhe në kuadër të zgjerimit të Bashkimit Evropian.
“Po merremi me një çështje me sigurinë në rolin e kontinentit evropian që ta adresoni këtë problemin e trafikimit të paligjshme të armëve të vogla. Këtë desha me nënvizua kjo nismë në bashkëpunim të Francës dhe Gjermanisë nisi me propozimin e Gjermanisë për zbërthimin se si do të punojmë”.
“Pastaj thirrja për një grup i cili do të përkrah shtetet e rajonit. Këtë nismë e përdorëm jemi shumë mirënjohës për ndihmën që po na jep qeveria e Britanisë së Madhe. Po punojmë që këtë ta bëjmë si veprim prioritar dhe këtë përkrahje ta vëmë në kuadër të zgjerimit të Bashkim Evropian”.
“Në vitin e ardhshëm në Berlin do ta kemi vlerësimin e parë dhe pastaj monitorimin e kësaj nisme të ia japim Bashkimit Evropian. Kjo është një përpjekje e përbashkët dhe i përgëzojmë qeveritë e rajonit, qeverinë e Kosovës poashtu për këtë nismë. Është sfidë e përbashkët ynë fola për terroristët por këto armë janë ende të mëdha dhe mund të kalojnë transit në vendet tona dhe ndihmojnë rajonin.
Ndërsa Marcus Bleinroth, Drejtor i Kontrollit të Armëve Konvencionale në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Gjermani, tha se kultura e popujve të për mbajtjen e armëve duhet të ndryshojë.
“Jemi shumë krenar që brenda 4 muajsh pas takimit të Podgoricës po mundemi me diskutuar. Jemi përqendrua tek shkatërrimi i armëve mirëpo nëse doni që problemin ta keni nën kontroll duhet ta vazhdoni përtej kësaj. Zbatimi i ligjit, luftë kundër trafikimit,duhet të punojmë edhe në menaxhimin e kufijve në mënyrë që të ndalojmë mënyrën e paligjshme të këtyre anëve”.
“Na duhet që të kemi një fushatë të mbledhjes së armëve të paligjshme. Kjo kulturë duhet të ndryshojë. Ata që i duanë armët e tyre e që duan ti varin nëpër mirë duhet t’i kenë të legalizuara. Kemi datën përfundimtare me 2024 duam ta përfundojmë këtë punë”.
Christian Held, ambasadori gjerman tha se numri i madh i armëve rrezikon sigurinë jo vetëm në rajon, por në gjithë kontinentin.
“Numri i madh në këtë rajon paraqet rrezik jo vetëm për shtetasit e këtij rajoni por për gjithë kontinentin. Nuk duhet të jetë pengesë për integrimin evropian. Ka të bëjë me sigurinë e qytetarëve”.
Didier Chabert, ambasadori i Francës tha se Kosova duhet të zgjedh problemin e armëve ilegale. Sipas tij, mungesa e sigurisë vështirëson zhvillimin ekonomik të secilit vend, raporton EO.
“Mungesa minimale e sigurisë vështirëson zhvillimin ekonomik dhe garantimin e të drejtave të njeriut. Ky komb i ri ka vuajtur nga një e kaluar e rëndë e përbërë nga tensionet politike dhe etnike. Kosova duhet të kalojë këto vështirësi”.
“Një nga objektivat kryesore të kësaj epoke është që Kosova të zgjedh problemin e shtimit të armëve ilegale. Për një të ardhme të afërt paqësore dhe evropiane dëshiroj qe kjo mbledhje e armëve të jetë e suksesshme”.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka shpalosi punën që është bërë për zgjedhjen e keqpërdorimit të armëve dhe trafikimit të tyre.
“Keqpërdormi i armëve dhe trafikimi i tyre janë shqetësim për Kosovën dhe rajonin. Ne e pranojmë plotësisht që siguria e secilit vend në rajonin tonë lidhet me sigurinë e BE-së. Gjatë 10 viteve të fundit ka marrë një sërë masash për të siguruar kontrollin rigoroz të armëve. Kjo strategji për amët e vogla dhe të lehta është në harmoni të plotë me strategjitë e tjera”./EO/