Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë që dhjetori i këtij viti shpreson se do të jetë përfundimtar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Nuk është pozicioni im në këtë moment të jem ngucakeq, presim që të ketë vendimmarrje pozitive dhjetorin e këtij viti për liberalizimin e vizave”.
“Ne nuk do zbehemi nga orientimi drejt BE-së por kjo nuk do të jetë shigjetë për të luftuar kundër njëri – tjetrin por duhet të mbledhim për të zgjidhur problemet”, ka thënë Veseli në Zona B në Klan Kosova.
Sipas Veselit, partitë opozitare duhet të mundohen që t’i zgjidhin problemet mes vete në mënyrë që të mos e dëmtojnë Kosovën.
“Ka pasur shpenzime të mëdha në faturë të shtetit si p.sh në protestën e së shtunës ka pasur shumë shpenzime për autobusat dhe sendviçat. Me keqardhje u them protestuesve se organizuesit e tyre kanë qenë manipulues”.