Kompania “Uniteti” ka filluar sot me largimin e mbeturinave të deponisë ilegale më të madhe në Komunën e Vushtrrisë.
Kjo deponi është krijuar në fundë të rrugës së varrezave të vjetra të qytetit e cila të shpie deri tek lumi Sitnica, duke e mbuluar edhe argjenturën (bankinen) duke e pamundesuar kalimin e lirë të asaj pjese nga hudhja e mbeturinave në mënyrë të pa ndergjegjshme.
Këtij aksioni i janë bashkangjitur vullnetarisht edhe disa kompani lokale, njofton shefi i Njësisë së “Unitetit” në Vushtrri, Fadil Bahtiri.