Një projekt mjaft i rëndësishëm infrastrukturor me rëndësi për banorët e të tri fshatrave të Komunës së Vushtrrisë ka filluar këto ditë.
Bëhet fjalë për urën që do të lidh fshatrat Dobërllukë,Akrashticë dhe Shtitaricë.
Kjo urë po ndërtohet në fshatin Dobërllukë, për të cilën ka njoftuar edhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Sedat Rashica.
“Drejtoria e Shërbimeve Publike keto ditë filloi ndertimin e urës mbi lumin Silnica që lidh fshatin Dobërllukë në njëren anë, si dhe Shtitaricë, Akrashticë në anën tjeter!” ka njoftuar Rashica në llogarinë e tij në facebook.