Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Institucionet përballë ultimatumit të veteranëve të UÇK-së, kërkohet plotësimi i kërkesave

    02/10/2018 | 15:28
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Institucionet e Drejtësisë dhe ato qeveritare po përballen me ultimatumin e dhënë nga veteranët e UÇK-së për listat e prokurorisë. Të njëjtit po kërkojnë të dijnë se pse veteranë të vërtetë janë futur në listat e mashtruesve.

    Më 3 shtator të këtij viti, veteranët e Brigadës 113 në krye me Faik Zogajn protestuan para Kuvendit të Kosovës. Kërkesat e tyre lidheshin me zbardhjen e listave të prokurorisë si dhe lirimin e Sylejman Selimit.

    Ata i kishin dhënë një muaj afat institucioneve për të vepruar, shkruan lajmi.net.

    E vetë Zogaj, në një prononcim të dhënë gjatë ditës së sotme për lajmi.net ka thënë se shumica e kërkesave të tyre janë realizuar.

    Madje siç thotë ai, edhe lirimi i ish-Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, pritet të ndodhë në muajin nëntor.

    “Kërkesa e parë është realizuar nga Kuvendi për listat e veteranëve të cilët janë futur në listat e veteranëve të rrejshë. Ndërkaq sa i përket Sylejman Selimit ai pritet që të lirohet në muajin nëntor. Na i kanë ofruar mundësitë që ne mos të kemi nevojë të protestojmë më “, ka thënë Zogaj.

    Për kërkesa thuajse të njëjta protestuan rreth një javë më parë edhe veteranët e Dukagjinit.

    Ata madje i dhanë ultimatum institucioneve për të vepruar deri më 8 tetor, shkruan lajmi.net.

    Kryetari i OVL UÇK-së nga zona e Dukagjinit, Abdyl Mushkolaj, tha sot për lajmi.net se nga të gjitha kërkesat e tyre, është realizuar vetëm njëra.

    Ai shtoi se nëse askush nuk merret me kërkesat e tjera, do të diskutohet edhe për veprimet e ardshme të veteranëve.

    “Një pikë është realizuar, kemi kërkuar që ta dijmë se kush i ka nxjerrë emrat e veteranëve, po presim, kemi edhe shtatë ditë. Kemi edhe kërkesa tjera dhe shpresojmë që brenda javës do të merret një vendim. Nëse nuk merret, do të ulemi me shoqatat e dala nga lufta nga Dukagjini dhe do të shohim”, ka thënë ai.

    Kujtojmë se Lajmi.net ka publikuar listat e të gjitha zonave të veteranëve të UÇK-së që prokuroria ka cilësuar se kanë përfituar jashtëligjshëm./Lajmi.net/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Java e ardhshme me temperatura deri në 40 gradë Celsius
    • Pamjet e urës që do ta lidhë Jugun me Veriun e Mitrovicës, kandidati i PDK-së: I lumtur që kam nënshkruar memorandumin
    • 5 orë pa rrymë mbesin nesër këto lagje dhe fshatra të Vushtrrisë
    • Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i luftës në Palestinë
    • Osmani: Menjëherë pas Banjskës, ushtria serbe u grumbullua përreth tërë kufirit me Kosovën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.