Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Hoxhaj “shpërthen” ndaj BE-së: A duhet t’i besojmë Evropës se do ta bind Serbinë të na njoh, kur nuk bind shtetet e veta për vizat?!

    20/10/2018 | 08:50
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se në Evropë ka më shumë një albanofobi sesa që kërkohen kritere teknike për vizat.

    Hoxhaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë 95 kriteret, që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës ishin të padrejt, sepse për shtetet fqinje kishte shumë më pak se aq.

    “Kam qenë me Vlora Çitakun kur kam pranuar udhërrëfyesin nga BE, dhe jemi shokuar kur i kemi parë 95 kritere. Nga 45 kritere i kanë pasur Shqipëria, Maqedonia, Serbia kur u janë liberalizuar vizat”.

    Zyrtari i PDK-së ka thënë se për shkak të këtyre kritereve, PDK është detyruar ta rrëzojë qeverinë Mustafa.

    “Ne si PDK kemi qenë të detyruar të paguajmë një çmim dhe në 2017 të rrëzojmë një qeveri dhe të bëjmë kryeministër dikë tjetër që ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi, dhe këto tashmë janë fakte”.

    Hoxhaj duke rrëfyer eksperiencën e tij ndërkombëtare ka thënë se shpesh kushtet në letër kanë shumë më pak rëndësi se kriteret në kokë që kanë zyrtarët e ndryshëm të BE-së.

    “Kjo çfarë po ndodhë në 2018 për ne është e papranueshme. Për këtë në nuk kemi asnjë arsye më t’i besojmë Bashkimit Evropian nëse nuk e përmbyll vitin 2018 me një vendim se kur eventualisht në 2019 mund të udhëtojmë pa viza”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka shpërthyer ndaj vendeve të BE-së që hezitojnë për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës, duke thënë se a duhet më t’i besojmë ne Evropës.

    “A duhet t’i besojmë ne vërtetë Evropës e cila nuk është në gjendje të përmbyll një proces teknik për liberalizimin e vizave, që në 2019-ën do ta bind Serbinë ta njeh Kosovën, kur nuk është në gjendje të bind shtetet anëtare për liberalizimin e vizave Kosovës?!”, tha Hoxhaj./Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Reagon Asani: Gati për të dhënë gjithçka për kombin, për ty Shqipëri se je ma e mira
    • Zemaj për Qeverinë: Çfarë mashtrues janë edhe dështimin tentojnë ta prezantojnë për sukses
    • Abazoviq feston fitoren e Partizanit të Beogradit me këngë serbe
    • “Vrasja e Liridonës është e zbardhur”, ish-prokurori Muçi: Këto janë dy motivet kryesore
    • Familja Ademaj: Shpresojmë që institucionet të na lejojnë ta kthejmë Liridonën në shtëpinë e saj
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.