Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Hoxha takon komisionerin Hahn, kërkon përshpejtimin e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave

    01/10/2018 | 10:43
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar komisionerin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn gjatë konferencës së 14-të të Rajoneve dhe Qyteteve të Evropës që po mbahet në Salzburg.

    Në njoftimin për media bëhet e ditur se ministrja Hoxha kërkoi mbështetjen e komisionerit Hahn që procesi i vendimmarrjes për liberalizimin e vizave për kosovarët të përshpejtohet dhe përmbyllet gjatë këtij viti.

    “Ne i kemi përmbushur të gjitha kushtet nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Ne jemi duke çuar përpara Agjendën e Reformave Evropiane, dhe me dinamikë të shtuar po realizojmë masat e planifikuara nga MSA-ja. Pas përmbushjes së kushteve përkatëse, presim qe dhe vendet anëtare dhe institucionet e BE-së të kryejnë të gjithë hapat procedural dhe procesi te përmbyllet pa vonesa”, tha Hoxha.

    Komisioneri për zgjerim të BE-së, Hahn, theksoi se Kosova e ka mbështetjen e tij për procesin integrues, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave.

    Hahn inkurajoi ministren Hoxha që Kosova të vazhdojë me reformat sidomos në fushën e sundimit të ligjit, administratës publike dhe të bërit biznes. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Krasniqi: Ne jemi me Kurtin kundrejt Serbisë, por jo me pasë SHBA-në kundër
    • Sveçla njoftoi për arrestimin e veteranit që ka luftuar me ushtrinë serbe në Koshare
    • Moti sot: I vranët dhe me shi, temperaturat deri në 25 gradë Celsius
    • Një burrë plagoset me armë zjarri në Skënderaj
    • Kurti në telefon me Erdoganin: I shpreha shqetësimin tim për dhunën e milicisë serbe
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.