Martesa e tyre kishte pushtuar rrjetet sociale. Madje ishte cilësuar si martesa e vitit.
Në emisionin “Kojshia Show”, i cili transmetohet në RTV21 të ftuar ishin Mahmut dhe Valentina Tarashaj të cilët kanë folur për kurorëzimin e dashurisë së tyre këtë vit me dasmë, e cila konsiderohet si dasma e vitit 2018.
“Martesa pa kushte” është emërtimi i saktë për dyshen, të cilët e vërtetuan më së miri se dashuria e vërtetë ekziston. Mahmut Tarashaj, për emisionin “Kojshia Show” ka ndarë eskeperiencën e tij të hidhur lidhur me aksidentin të cilin e ka përjetuar, duke marrë lëndime të rënda në unazën e 5-të të boshtit kurrizor.
Ai nuk ka mundur të lëvizë për dy vite, por siç edhe shprehet ai falë këmbënguljes së familjes e miqve të tij për të vazhduar me terapi, fatmirësisht është në gjendje më të mirë shëndetësore. Për “Kojshia Show”, çifti kanë folur për martesën e tyre, planet e së ardhmes dhe çaste të veçanta nga takimi i parë, transmeton rtv21.tv
Sipas tyre, dashuria nënkupton respekt, mirëkuptim për njëri-tjetrin, gjë të cilat i konsiderojnë primare për funksionimin e një lidhjeje dashurie.
Përmes historisë së tyre çifti po përçojnë një mesazh domethënës për dashurinë, që dashuria s’ka kushte dhe njerëzit duhet të mos jenë paragjykues.