Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj ‘godet’ Thaçin nga Mali i Zi: Kur preken kufijtë në Ballkan, pasojnë tragjeditë

    25/10/2018 | 18:24
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar me deklarata kundërshtuese ndaj idesë se presidentit Thaçi për ndryshimin e kufijve.

    Haradinaj sot ka qëndruar në Mal të Zi, ku është takuar me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, me të cilët ka diskutuar për sitautën aktuale dhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, raporton Express.

    Haradinaj ka thënë se transfromimi i Forcës së Sigurisë në Ushtri të Republikës së Kosovës është një çështje e brendshme e vendit.

    Haradinaj gjithashtu ka thënë se nuk dëshiron të flas rreth idesë për shkëmbim të territoreve me Serbinë, pasi sipas tij Kosova ka humbur shumë gjatë luftës së fundit dhe se nuk dëshiron t’i kthehet të kaluarës.

    “E kaluara ishte tragjike, lufta në Kosovë ishte tragjike, dhjetëra e qindra njerëz humbën jetë e tyre dhe ekonomia ishte shkatërruar. Ne jemi të gatshëm për pajtim. Mandati i Forcës së Sigurisë, është çështje e brendshme e Kosovës”, ka thënë Haradinaj në Budva, raporton AA, trasnmeton Gazeta Express.

    Sa i përket lëvizjes së kufirit dhe idesë për shkëmbim të territoreve më Serbinë, Haradinaj ka thënë se në Ballkan sa herë që janë ngritur çështje që kanë të bëjnë me territorin dhe kufijtë, gjithmonë janë pasuar me histori dhe ngjarje tragjike.

    “Ne nuk jemi të interesuar. Kemi humbur shumë në të kaluarën dhe nuk dëshirojmë të kthehemi në të kaluarën”, ka përfunduar Haradinaj.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dyshime për shpërthim në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës, flasin nga Policia
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    • Bajrami: U befasova se si Kurti nuk qenka pjesë e aktakuzës, ka lejuar tenderë sekretë dhe import të rrymës prej qindra milionë eurosh
    • KQZ me sqarim për votat e Mitrovicës e Gjakovës, thotë se kompania sllovene e merr përgjegjësinë për gabimin
    • Ismet Kryeziu sqaron se çka ndodh në Mitrovicë nëse vërtetohen keqpërdorimet
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.