Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Halil Kastrati flet për aktivitetet e “Jetimat e Ballkanit”, tregon se ku i merr donacionet për t’i ndihmuar familjet në nevojë

    29/10/2018 | 21:10
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shoqata e Bamirësisë “Jetimat e Ballkanit” ka bërë me shtëpi shumë familje pa kulm mbi kokë, ka ndihmuar shumë njerëz me kushte të vështira ekonomike, ka ndihmuar në mbledhjen e parave për shërim dhe u është gjendur pranë të gjithë atyre që në një mënyrë kanë qenë nevojtarë.

    Themeluesi i kësaj shoqate, Halil Kastrati, ka treguar se ku e gjen motivimin për të mos u ndalur në këtë rrugë.

    “Ta kthesh një lot mërzie në lot gëzimi është diçka e papërshkrueshme. Ndoshta kjo është edhe arsyeja e motivimit tonë për të mos u ndaluar, por që të zgjerohemi edhe më shumë që t’i gjendemi afër nevojtarëve”.

    “Kjo është arsyeja kryesore që na bën të mos ndalemi – është ushqim shpirtëror dhe përjetim i papërshkruar”.

    I ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës, Kastrati ka treguar se ku i merr të gjitha donacionet për t’i ndihmuar familjet në nevojë tash e sa kohë.

    “Bashkë me ne është i tërë populli shqiptar, janë ata që po e bëjnë gjithë atë punë. Ne jemi vetëm urë lidhëse mes bamirësve dhe nevojtarit”.

    “Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ të gjitha donacionet i ka nga shqiptarët, brenda trojeve shqiptare, duke mos lënë anash mërgatën që ka bërë dhe po bën të pamundurën që t’i gjendet afër shqiptarëve”.

    “Ne kemi një Kuzhinë Humanitare në Prizren ku ushqehen 300 persona çdo ditë dhe ndihmojmë çdo komunitet në Kosovë”.

    Ai ka thënë se shoqata që ai udhëheq ndihmon të gjitha komunitetet në Kosovë, pa asnjë dallim duke shtuar se “humaniteti nuk njeh kufij”.

    Kastrati ka folur edhe për pikëpyetjet e shumta që mund të jenë ngritur pas shumë rasteve të shoqatave të ndryshme të bamirësisë që janë financuar nga fonde të dyshimta.

    Ai ka thënë se “Jetimat e Ballkanit” është shumë transparente dhe publikon secilin donacion me emër dhe mbiemër.

    “Falë Zotit, ne kemi një metodë të punës aq transparente sa secili shqiptar, edhe ai i cili nuk është donator, mund t’i shohë donacionet. Mos të flasim për ata që janë donatorë, sepse është e drejtë e tyre ta dinë se ku ka shkuar ndihma e tyre”.

    “Ne u japim llogari atyre që na ndihmojnë, por edhe atyre që nuk na ndihmojnë, sepse listat i bëjmë vazhdimisht publike në faqen tonë”.

    “Çdo shtëpi, banesë apo edhe vetëm një aksion me pako ushqimore, pason me listën me emrin e donatorëve dhe me shumën që kanë dhuruar ata”.

    Halil Kastrati është teolog me profesion, por ai nuk e ushtron këtë profesion.

    “I vetmi aktivitet që unë bëj është fillimisht themelues i Shoqatës Bamirëse dhe tash lider i saj”.

    Por megjithatë ai ka deklaruar se puna që bën aktualisht dhe profesioni që ai ka kanë një ndërlidhje.

    “Unë mendoj që kjo që ne jemi duke bërë e thotë edhe Islami. Mundohemi që ta praktikojmë atë që na e mëson Islami”.

    “Unë kështu jam edukuar – që të jem afër nevojtarëve ose ndonjë hallexhiu”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dyshime për shpërthim në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës, flasin nga Policia
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    • Bajrami: U befasova se si Kurti nuk qenka pjesë e aktakuzës, ka lejuar tenderë sekretë dhe import të rrymës prej qindra milionë eurosh
    • KQZ me sqarim për votat e Mitrovicës e Gjakovës, thotë se kompania sllovene e merr përgjegjësinë për gabimin
    • Ismet Kryeziu sqaron se çka ndodh në Mitrovicë nëse vërtetohen keqpërdorimet
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.