Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Gjykata Speciale së shpejti hapë zyrën në Beograd

    12/10/2018 | 16:18
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një zyre e veçantë e Gjykatës Speciale do të hapet në Beograd. Në fakt hapja e kësaj zyrë në kryeqytetin serb është paralajmëruar vite më parë, e cila mendohej që fillimisht të shërbej për qasje më të lehtë të dëshmitarëve dhe në dokumentacion. Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale (SPO), është konfirmuar hapja e kësaj zyreje në Beograd dhe funksioni i saj por nuk është përmendur se kur do të ndodhë kjo
    Qysh në vitin 2016, ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale, që do të merren me hetimin e krimeve të luftës të bëra nga UÇK’ja, David Schwendiman, kishte folur për hapjen e zyrës së Dhomave të Specializura në Beograd.

    Hapjen e saj e pa si mbështetje, e cila do të përdorej për qasje më të lehtë të dëshmitarëve dhe dokumenteve.

    Në emisionin “Pressing” të T7 Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka thënë se është njoftuar së voni nga Haga për hapjen e kësaj zyreje në Beograd.

    Tash, pak para finalizimit të plotë të punës së Gjykatës Speciale, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar për Gazetën Express, hapjen e kësaj zyreje, kështu duke treguar se do të jetë në dispozicion edhe për hetime.

    “Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale ka krijuar dhe vazhduar mbështetjen dhe asistencën në një numër të madh të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare në avancimin e mandatit dhe operacioneve të saj. Në përputhje me kompetencat e saj, SPO mund të kryejë funksionet e saj kudo që është e nevojshme për t’i kryer në mënyrë efektive hetimet e saj”, thuhet në përgjigjën e Prokurorisë së Specializuar, e cila do t’i dërgojë para drejtësisë ata që ishin pjesë e UÇK’së dhe kryen krime lufte.

    Gjatë kësaj jave, në një letër të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekatarina Trendafilova, kanë raportuar mediat, ajo kërkoi mendimet e grupit të avokatëve që janë pjesë e Grupit Punues për Mbrojtjen e Viktimave, para formimit të trupës së përhershme që do të quhet Trupi i Pavarur Përfaqësues.

    Pjesë e këtij grupi punues do të jetë edhe avokati kosovar, Artan Çerkini, i cili ka thënë se do të punojë bashkë me të tjerët për të themeluar trupën e përhershme të avokatëve.

    Pas themelimit edhe të kësaj trupe, Specialja do të jetë gati të nisë punën e plotë.

    E në muajin shtator, Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale pati konfirmuar se është në proces të intervistimit të dëshmitarëve për krimet e supozuara.

    Sipas të njëjtës, në pyetje janë duke u marrë dëshmitarët dhe njëkohësisht duke u hetuar dëshmi të ndryshme rreth hulumtimeve që po zhvillohen për ngritjen e aktakuzave të para nga kjo prokurori.

    Kujtojmë se kryeprokurori i ri, Jack Smith, erdhi në krye të Gjykatës Speciale pas dorëheqjes së David Schwendiman.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Reagon Asani: Gati për të dhënë gjithçka për kombin, për ty Shqipëri se je ma e mira
    • Zemaj për Qeverinë: Çfarë mashtrues janë edhe dështimin tentojnë ta prezantojnë për sukses
    • Abazoviq feston fitoren e Partizanit të Beogradit me këngë serbe
    • “Vrasja e Liridonës është e zbardhur”, ish-prokurori Muçi: Këto janë dy motivet kryesore
    • Familja Ademaj: Shpresojmë që institucionet të na lejojnë ta kthejmë Liridonën në shtëpinë e saj
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.