Deri të premten mot i ngrohtë, kryesisht me diell, në fundjavë priten reshjet e shiut dhe më ftohtë.
Ditëve të fundjavës, sipas modeleve parashikuese, pritet një ndryshim i situatës sinoptike mbi kontinentin Evropian, me depërtimin e një vorbulle ciklonike me masa të ftohta ajrore polare nga veriu i kontinentit. Kjo vorbull do të depërtojë edhe mbi rajonin tonë, ku pritet të sjellë mundësi për të reshura, si dhe rënien e vlerave të temperaturave.
Mirëpo deri të premten ende do të vazhdoj të mbajë mot stabil, i ngrohtë dhe kryesisht me diell.
19.10 – Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Në mbrëmje vonë, vend-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.
20.10 – Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë mëngjesit, e gjatë ditës pjesërisht vranët, vende-vende me reshje të dobëta shiu.
21.10-22.10 – Mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe kohë pas kohe me reshje shiu. Të hënën në vise malore mbi 1200-1500m priten edhe reshje bore.