Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Flet vëllai i Vasfije Krasniqit, thotë se nuk mund t’ia falin Serbisë

    18/10/2018 | 22:21
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nafi Krasniqi, vëllai i Vasfije Krasniqit, ka thënë që motra e tij e ka pasur gjithmonë mbështetjen e familjes pas rastit të rëndë që i ka ndodhur.

    Vasfije Krasniqi e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë theu heshtjen duke folur hapur për përvojën e saj të hidhur si pasojë e krimit që është kryer mbi të.

    Vasfija në moshën 16 vjeçare u dhunua seksualisht nga forcat paramilitare serbe gjatë luftës në Kosovë.

    “Ne si familje kemi qenë gjithmonë të gatshëm për t’u ballafaquar por kanë qenë rrethanat ato që kanë ndikuar që ne të mos mund të shprehemi”, tha ai.

    “Sa i përket Vasfijes të cilën ne e thërrasim Buqe ajo ka pasur gjithmonë mbështetjen e familjes dhe e kemi ditur se një ditë do flasë për shkak se nuk ja ka vlejt me mbulu krimin që ka ndodhur”, tha Krasniqi.

    Krasniqi gjatë një interviste në në Klan Kosova ka thënë që pas këtij rrëfimi ka pasur vetëm reagime pozitive nga njerëzit.

    “Sa i përket reagimeve tashmë në rrjete sociale ka pasur reagime të shumta ku të gjitha kanë qenë pozitive për veprimin e Buqes, pasë njerëz në rrugë të cilët janë ndalur për ta përshëndetur dhe përqafuar”, përfundoi ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.