Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Flasin familjarët e vogëlushit nga Mitrovica që humbi jetën në aksident

    11/10/2018 | 11:44
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Xhevat Jusufi, nxënës i klasës së gjashtë, njëherësh i shkëlqyer në mësime, humbi jetën dje në një aksident në fshatin Lushtë të Mitrovicës.

    Dyshohet se minibusi që e dërgonte një ekip të gjeneratës së Xhevatit për stërvitje të futbollit e goditi për vdekje 11-vjeçarin. Këtë rrëfim e dha sot për Gazetën Express, halla e djalit të mitur.

    Xhevati i ri në moshë e mbante emrin e dëshmorit Xhevat Jusufi. Halla e tij tregoi se ai e donte futbollin dhe ishte nxënës i shkëlqyer.

    Dyshohet se minibusi që e dërgonte për stërvitje futbolli ia mori jetën, pasi fillimisht Xhevati ishte rrëzuar.

    “Ka pasë treningun e futbollit, ka shku trening, kur ka shku kombi m’i marrë prej treningut po thojnë që është rrëzu djali edhe ai kombi që e ka marrë prej treningut e ka shkelë”, tha mes lotësh halla e Xhevatit.

    Policia ende nuk e ka definuar saktë se a mund të cilësohet si udhëtar apo këmbësor rasti i Xhevatit, por të njëjtit po merren me rastin për t’i zbardhur të gjitha rrethanat e vdekjes së tij të hershme.

    “Një fëmijë 11-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes së minibusit në një rrugë lokale në fshatin Lushtë”, tha Avni Zahiti, zyrtar për informim në Policinë e Mitrovicës.

    Familjarët kanë lëshuar njoftimin se varrimi i djalit të mitur do të bëhet sot në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës. Funerali niset nga banesa e familjes Jusufi që gjendet përballë komunës, në orar të Ikindisë, thuhet në njoftim.

    Xhevati ishte vëlla i një motre dhe një vëllai tjetër.

    APEL: Policia e Kosovës vazhdimisht po bën thirrje për kujdes në komunikacion. Sipas statistikave të tyre për nëntë muajt e parë, janar-shtator 2018 kanë humbur jetën 90 persona në aksidente të ndryshme trafiku.

    Për 9 muaj 90 të vdekur. Është ky bilanci i jetëve të humbura në aksidente të trafikut në Kosovë nga janari deri në fund të shtatorit. Vlen të ceket se ka pasur rënie të aksidenteve me fatalitet krahasuar me 9-mujorin e njëjtë nga viti i kaluar. Në 2018, u shënuan 6 viktima më pak. /Gazeta Express

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dyshime për shpërthim në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës, flasin nga Policia
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    • Bajrami: U befasova se si Kurti nuk qenka pjesë e aktakuzës, ka lejuar tenderë sekretë dhe import të rrymës prej qindra milionë eurosh
    • KQZ me sqarim për votat e Mitrovicës e Gjakovës, thotë se kompania sllovene e merr përgjegjësinë për gabimin
    • Ismet Kryeziu sqaron se çka ndodh në Mitrovicë nëse vërtetohen keqpërdorimet
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.