Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj mbajti premtimin e dhënë për qytetarët vushtrrias, përkatësisht banorëve të fshatit Stanoc dhe fshatrave përreth, duke nisur sot rregullimin e defekteve në këtë rrugë të quajtur “Rruga e vdekjes” për shkak të aksidenteve dhe vdekjeve të shumëta që ndodhën në këtë rrugë.
Së pari nëndërtimin dhe rregullimin e kësaj rruge e filluan me ndërrimin e shenjave të shpejtësisë nga 80 në 60, duke vazhduar me murin mbrojtës, ndriqimin e rrugës dhe nënkalimet në mënyrë që qytetarët të kenë siguri.
Ministri Lekaj këtë vendim për renovimin e kësaj rruge e mori së bashku me këshilltarët e tij Fatos Mani dhe Xhavit Aija./VushtrriaOnline/.