“Uniteti” i Vushtrrisë, Kompanisë Regjionale për Menaxhimin e Mbeturinave, nga sot do ta ketë një drejtor të ri.
Ai është Fadil Bahtiri, i cili sot edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e drejtorit të njësisë së “Unitetit” në Vushtrri.
Për këtë ka njoftuar vet Bahtiri përmes llogarisë së tij në facebook.
Postimi i plotë i Bahtirit:
Në mbeshtetjën e politikave të Kryetarit të Komunës për ndryshim në qeverisjen e re. Sot, zyrtarisht kam pranuar detyrën e drejtorit të Njësisë së Unitetit në Vushtrri. Me rastin e pranim dorëzimit të detyrës falënderova stafin e kësaj njësie për punën dhe angazhimin e tyre në interes të qytetit dhe qytetarëve të Vushtrrisë.
Së bashku me punë për inters të gjithë qytetarëve!