Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Erërat e forta shkaktuan dëme dhe ndërprerje të rrymës në disa vende të Kosovës

    24/10/2018 | 23:26
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Erërat e forta që kanë përfshirë Kosovën në mbrëmjen e sotme, kanë shkaktuar dëme dhe ndërprerje të energjisë elektrike në shumë lokalitete.

    Në kryeqytet gjendja është kryesisht stabile, ndërsa ndërprerje të energjisë elektrike ka pasur në disa lagje.

    Zyrtarë të Qendrës së thirrjeve për emergjenca në Komunën e Prishtinës kanë deklaruar për KosovaPress se nga fryma janë dëmtuar rrethojat e një objekti në ndërtim në rrugën “Bedri Shala”, të cilat pastaj nga kompania janë hequr nga rruga për të mos e penguar komunikacionin. Ndërsa ekipet emergjente kanë dal në rrugën “Fazli Grajçevci”, pasi një lis ka rrezikuar një lokal, dhe ai lis do të largohet nesër nga “Hortikultura”, sepse ka lëvizur si pasojë e erës.

    Probleme me ndërprerje të energjisë elektrike ka edhe në rajone tjera të Kosovës, ku një pjesë e rajonit të Llapit është pa energji elektrike.

    Përveç ndërprerjes së energjisë elektrike, dëme ka pasur edhe në Komunën e Ferizajt, ku dëme ka pasur kryesisht në disa lokale afariste.

    KosovaPress nuk ka mundur të kontaktojë zyrtarët e KEDS-it për të kuptuar më mirë për dëmet që mund të jenë shkaktuar nga erërat. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sot seancë fillestare ndaj të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Vushtrri
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.