Janë disa rrugë në qytetin e Vushtrrisë akoma të pa rregulluara, madje shumë prej tyre edhe pa trotuare.Eshtë dashur shumë kohë deri në këtë mandat të kësaj qeverisjeje për të filluar me renovimin dhe rregullimin e tyre.
Më herët shumë qytetarë dhe fëmij ishin të rrezikuar për shkak të mos rregullimit të trotuareve dhe rrugëve të ngushta për qarkullimin e veturave, andaj tani Komuna e Vushrrisë është duke vazhduar punimet në ndërtimin e trotuareve dhe rrugëve me kubëza betoni.
Këto janë dy projekte mjaftë të rëndësishme ndër projekte të tjera në Komunën e Vushtrrisë, që ju mundësojnë qytetarëve qarkullim më të lehtë dhe më të sigurtë./VushtrriaOnline/.