Sot në Skenderaj, konkretisht në rrugën “28 Nëntori”, një qytetar ka gjetur një kuletë të humbur në të cilën përveç
dokumenteve personale gjendeshin edhe 521 euro. Ky qytetar rastin e ka raportuar në polici.
Pronari i kuletës është njoftuar nga policia dhe i është kthyer dokumentacioni bashkë me paratë.
“Pas kontrollimit të kuletës, në bazë të dokumentacionit , vërtetohet se kuleta i përkiste viktimës M/K/Shqiptar. Në kulet kishte: 10 x 50 euro , 1 x 20 euro , 1 x 1 euro , 1 x 0.20 euro , 1 x 0.10 euro dhe 1 x 0.05 euro, që gjithsejtë ishin 521.35 € (pesëqind e njëzet e një euro e tridhjetë e pesë cent ), letërnjoftimi dhe patentë shoferi i Kosovës së viktimës, një kartelë e fakultetit dhe një kartelë bankare”, tha një burim i besueshëm brenda Policisë së Kosovës për Express.
Policia ka njoftuar pronarin i cili është paraqitur në Stacionin Policor në Skenderaj dhe të njëjtit i janë kthyer paratë dhe dokumentacioni i lartcekur.