Duke marrë parasysh edhe një premtim elektoral qē është bërë më parë, Drejtoria për shërbime Punike qysh nga fillimi i këtij viti ka filluar me vizitat sistematike shëndetsore të nxënebe të klasëve të para.
Përkitazi me këtë sot përmes KPF-së në Kuvendin Komunal është përcjellë ky raport në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.
Ky raport vë në pah patologjitë te nxënësit në klasat e para.
Njoftimin për këtë e ka dhënë Drejtorii Shëndetsisë Sylejman Meholli ku edhe mund të shihni më shumë detaje.
Postimi i Plotë:
Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë!
Ne premtuam gjatë fushatës elektorale se shëndeti i nxënësëve tanë do të jetë në prioritetin tonë qeverisës!
Prandaj sot kam përcjellur “Raportin e vizitave sistematike mjekësore të nxënësve të klasave të para të Komunës së Vushtrrisë për vitin 2018” përmes KPF-së në Kuvendin Komunal. Një raport i shkëlqyer, shkencor dhe detaj që përshkruan saktë patologjitë kryesore, te nxënësit e klasave të para!
Ky raport vë në pah rëndësinë që duhet të kemi për shëndetin e fëmijëve tanë në lidhje me shëndetin oral (kariesin), sëmundjet e lindura të zemrës, problemet me të pamurit, infeksionet urinare, obezitetin etj.
Prandaj në planifikimet për vitet e ardhshme do të jenë në prioritet të prevenimit këto patologji.
Respekt e falenderim i veçant ekipit të mjekëve, stomatologëve dhe infermierëve për punën dhe përkushtimin.
Me respekt
S.M.