Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Djegiet te fëmijët

    05/10/2018 | 13:25
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shpesh, djegiet bëhet serioze dhe rrezikojnë jetën e fëmijëve. Madje ato lënë gjurmë në jetën e fëmijëve nëse nuk reagojmë me shpejtësi.

    Tek ne ende ekzistojnë jo mjaft studime të specializuara për djegiet e fëmijëve dhe problemet që lidhen me trajtimin e tyre, transmeton Telegrafi.

    Çfarë lloj djegiesh janë? Në ç’përqindje të popullsisë? Të ç’lloji janë: elektrike, me ujë të nxehtë apo lëngje të nxehta? Me lëndë kimike, nga alkoolet, nga dielli, apo çfarë?

    Djegiet elektrike a janë të rënda?

    Edhe pse jo shumë të shpeshta, djegiet elektrike janë tepër të rrezikshme. Edhe pse duken të parëndësishme në fillim, ato i duhen treguar mjekut, i cili duhet të përkujdeset që në orët apo ditët e para, pasi ato mund të shkaktojnë gangrenë nëse nuk mjekohen në kohë, pra shkaktojnë vdekjen e qelizave ku ka kaluar rryma elektrike.

    A mund të vihet diçka mbi vendin e djegur?

    Pasi djegia është trajtuar me ujë të ftohtë, mund të përdoren ilaçe që këshillon mjeku. Sidoqoftë, vendi i djegur duhet të mbulohet një pece të pastër, që më parë se të shkohet për tu vizituar tek mjeku specialist.

    Cilat janë produktet që s’duhen vendosur mbi djegien?

    Janë të ndaluara vendosja e gjalpit, vajit, uthullës, baltës apo urinës.

    Pse nuk duhet hequr coha ose tekstili që kemi veshur dhe që është ngjitur në lëkurën e djegur?

    Nuk duhet hequr, pasi ky veprim e dëmton akoma më shumë lëkurën që përreth nuk është djegur, duke prishur kështu strukturën e saj.

    Nëse fëmija është djegur me një lëng të nxehtë duhet urgjentisht t’i hiqen rrobat që kanë fibra natyrale si pambuku, leshi, lini. Nëse veshja është me përbërje sintetike, nuk ka nevojë të hiqet, por të laget me ujë të ftohtë vetëm në vendin e djegies gjatë 10 minutave rresht. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen katër armë zjarri në Prishtinë
    • 93 aksidente për një ditë në Kosovë
    • Vushtrri: Po transportohej drejt gjykatës, i dyshuari kanos zyrtarin policor
    • Haradinaj: Albin Kurti, iu ka nënshtruar komunitetit jo-serb, por po “peshkon” edhe tek deputetët e PDK e LDK
    • Moti për vikend: Vranësirat shpërndahen të shtunën, më shumë diell të dielën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.