Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Dita Botërore e të Moshuarve

    01/10/2018 | 10:51
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve është një ditë e veçantë për personat e moshës së tretë në të gjithë botën.

    Më 14 dhjetor 1990 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 1 Tetorin si Ditën e respektit global për të moshuarit.

    Në shumë vende të botës, politikanët mbajnë fjalime, veçanërisht ata përgjegjës të departamenteve qeveritare që përqendrohen tek të moshuarit.

    Radiot, televizionet apo gazetat botojnë intervista me të moshuar për çështje të tilla si, arritjet që kanë bërë për të krijuar një shoqëri më të mirë.

    Kjo ditë zakonisht është e mbushur edhe me shumë aktivitete të tjera, në shkolla dhe institucione të ndryshme tregohen materiale promovuese për Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila është autoriteti drejtues dhe koordinues i OKB-së për çështjet e lidhura me shëndetin, ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në promovimin e ndërgjegjësimit të publikut për këtë ditë.

    Diskutimet janë përqendruar në tema të tilla si: plakja e popullsisë dhe ofrimi i kujdesit shëndetësor për personat e kësaj moshe, puna vullnetare, kujdesi social dhe mënyrat që të jenë më përfshirëse për personat e moshuar në fuqinë punëtore.

    Në vitin 2002 Asambleja miratoi Planin e Veprimit Ndërkombëtar për Plakjen për t’iu përgjigjur mundësive dhe sfidave të plakjes së popullsisë në shekullin e 21-të dhe për të nxitur zhvillimin e një shoqërie për të gjitha moshat.

    Imazhet e njerëzve të moshuar nga kultura të ndryshme dhe prejardhje nga mbarë bota janë përdorur në mjetet promovuese të OKB-së për Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve prej 1 Tetorit të vitit 1991.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    • Bastisje në Vushtrri, policia sekuestron armë dhe municion, një person i ndaluar
    • Vranësira dhe intervale me diell – parashikimi i motit për ditën e premte
    • Arrestohet shtetasi serb për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
    • Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.