Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Daçiq e ripërsërit, ky shtet e ka tërhequr njohjen e Kosovës

    16/10/2018 | 19:04
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një shtet i Afrikës Jugore, Lesoto, që kishte njohur pavarësinë e Kosovës më 2014, po pretendohet se e ka anuluar këtë vendim. Këtë po e bënë Kryediplomati serb Ivica Daçiq i cili ka takuar kryeministrin e këtij shteti. Përkundër kërkesave të Amerikës e cila sipas Daçiq, i ka kërkuar që të mos lobojë kundër Kosovës, Daçiq po vazhdon ta bëjë këtë.

    Gjashtë ditë para përvjetorit të gjashtë të pavarësisë së Kosovës, më 2014, atëherë kryeministri I Kosovës Hahsim Thaci kishte shpallur se Lesoto, një shtet i Afrikës Jugore ka njohur pavarësinë e Kosovës duke u bërë shteti I 106 me radhë që e bënë këtë.

    “Sapo u informuam se Mbretëria e Lesotho, në Afrikën Jugore, ka njohur Kosovën. U bënë 106 shtete që njohën Republikën tonë të pavarur dhe sovrane. Dhuratë e bukur në javën kur festohet ditëlindja e 6 e shtetit”, kishte shkruar Kryeministri Thaçi.

    Por, të martën, mediat në Serbi duke u thirrur në takimin e Daçiq me homologun e tij të Lesotos, kanë njoftuar se ky shtet ka tërhequr njohjen.

    Qeveria e Mbretërisë së Lesotos ka rishikuar qëndrimin e saj politik, njofton Tanjug duke theksuar se e ka parë notën verbale të këtij shteti.

    “Ministria ka nderin të njoftojë se Qeveria e Mbretërisë së Lesotos konsideron se kontributi I saj I vetëm për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës duhet të jetë mbështetja ndaj dialogut Beograd –Prishtinë dhe jo definimi I statusit para se të përfundojë dialogu. Duke u bazuar në këtë cështja e shtetësisë së Kosovës është e parakohshme. Qeveria e Lesotos nuk është deklaruar rreth asaj cështjeje e as nuk do ta bëjë këtë derisa të mos përfundojë dialogu. Kur palët të arrijnë marrëveshje, Qeveria e Mbretërisë së Lesotos do ta mbështes fuqishëm” thuhet në notën verbale që mediat serbe e kanë publikuar,

    Madje aty theksohet se pavarësia e Kosovës është shpallur njëanshëm në kundërshtim me aktin final të Helsinkit.

    Daçiq ndërkaq ditë më parë ka bërë me dije se amerikanët I kanë kërkuar që të mos lobojë kundër Kosovës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Krasniqi: Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve të PDK të zgjedhur në veri
    • Kurti bisedon me tre senatorë amerikanë, i siguron se po punon për qetësim të situatës
    • Mushkolaj: Lumir Abdixhiku vazhdon me qasjen e njëjtë të LDK-së “as mish, as peshk”
    • Kosovës i vendosen tri kushte, nëse nuk i zbaton, BE-ja paralajmëron pasoja
    • Kurti merr telefonatë nga SHBA-të, pajtohet për zgjedhje të reja në veri
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.