Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Çfarë po ndodh? Haradinaj del nga takimi me Veselin

    11/10/2018 | 12:22
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka lëshuar takimin e thirrur nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, për të diskutuar rreth draft-rezolutës së hartuar ditë më parë për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

    Teksa ka dalë nga mbledhja, Haradinaj ka thënë se shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ndodhet në takim, dhe se mbeldhja vazhdon edhe më tej.

    Në këtë takim përveç partive në pushtet, po marrin pjesë edhe Partia Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, dhe nga Alternativa, deputetja Mimoza Kusari-Lila.

    Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në një takim të tillë, duke shtuar se me partitë politike takohen vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve të reja.

    Sot edhe Lëvizja Vetëvendosje gjithashtu ka qëndruar në një linjë me LDK-në, duke thënë se nuk kanë arsye pse të marrin pjesë në një takim të thirrur nga Kadri Veseli.

    Draft-Rezolutën e dialogut me Serbinë ditë më parë e kishin nxjerrë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, në një takim të përbashkët me kryeministrin Haradinaj, dhe kreun e NISMA-s, Fatmir Limajn./GazetaExpress/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ambasadori britanik në Tiranë: Kosova të tërheqë policinë dhe të themelojë Asociacionin
    • “Ike” kënga më e re e Don Xhonit
    • Merr flakë Tregu i Gjelbër në kryeqytet
    • Limaj: Rezoluta 1244 po riaktualizohet në veri
    • Vllasi: Kurti i takon gjeneratës së dytë të adhuruesve të stalinizmit dhe të enverizmit
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.