Shpresat për heqjen e vizave pas votimit në institucionet evropiane, po nxisin kosovarët që çdo ditë e më pak të mendojnë për kërkim-azil në vendet e jashtme.
Pas largimit masiv të të rinjve kosovarë nga shteti, numri i personave që ndër vite kanë kërkuar azil në vendet e botës ka rënë dukshëm, shkruan lajmi.net.
Nga ministria e Punëve të Brendshme, për lajmi.net kanë bërë të ditur se numri i azilkërkuesve kosovar në shtetet e BE-së është në rënie.
Viti 2015 shënon rekord sa i përket numrit të azilkërkuesve kosovarë në shtetet e Bashkimit Evropian.
Gjatë 2015-ës, 73 mijë e 230 kosovarë kërkuan azil diku në BE.
11 mijë e 970 persona kërkuan azil më 2016, ndërkaq që 7 mijë e 550 kërkesa tjera u regjistrua n më 2017.
E këtë vit, sipas statistikave të EUROSTAT, për periudhën janar-shtator, azil për herë të parë kanë kërkuar 2530 shtetas të Kosovës.
Theksojmë, se minstria e Integrimit Evropian vazhdimisht ka bërë fushatë kundër migrimit ilegal të kosovarëve në shtetet e BE-së.
Sipas rekomandimeve, një gjë e tillë mund të dëmtojë procesin e liberalizimit të vizave për kosovarë./Lajmi.net/