Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Bashkatdhetarët mobilizohen për të mbledhur fonde për punësimin e të rinjve

    20/10/2018 | 08:52
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Bashkatdhetarët nga fshati Llashticë e Gjilanit, që jetojnë në Zvicër, janë mobilizuar të mbledhin fonde për punësimin e të rinjve të fshatit.

    Këtë e ka bërë të ditur gazetari, Ridvan Berisha, gjatë qëndrimit në Zvicër dhe pas takimit me kryetarin e shoqatës Llashtica, vendlindja ime, në Zvicër.

    “Erdha për punë në Zvicër, rastet janë shumë të mira, e takova përnime rastësisht kushën tim Enverin, kryetar i shoqatës Llashtica vendlindja ime në Zvicër. U gëzova vërtetë se Enveri bashkë me shumë mërgitarë bashkëvendas të m’i po bëjnë një punë tepër të çmuar për të ndihmuar fshatin,” shkruan Berisha në Facebook.

    Këta bashkëatdhetarë së fundi janë mobilizuar për të bërë me shtëpi, një familje në nevoj, të këtij fshati.

    “Enveri me mërgimtarë të tjerë nën moderimin e Milaim Hysenit e kanë përfunduar me sukses aksionin për ndërtimin e shtëpisë për Samiun në Llashticë. Nuk po ndalen fare, po mbledhin fonde për të ndihmuar edhe rastet e tjera në nevoje, po mbledhin fonde për të punësuar dhe të rinjtë e fshatit për t’u kujdesuar për ambientin, varrezat e çështje të tjera.”

    Sipas gazetarit Berisha, puna që po bëjnë, meriton thellësisht të komplimentohet, të inkurajohet dhe të vlerësohet shumë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nasuf Bejta merr pjesë në Kongresin e 19-të të Akademisë së Shkencave të Ballkanit për pasurimin e mineraleve
    • Lajçak: Legaliteti s’do të thotë përfaqësim dhe ky është problemi që po e kemi për momentin
    • Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova
    • Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin
    • Takimi i Kurtit me Escobarin dhe Lajçakun mund të zgjasë deri në dy orë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.