Banorë të fshatrave të zonës së Artakollit në Vushtrri do të protestojnë nesër nga ora 10.00 në fshatin Pestovë, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë.
Agron Lushaku, kryetar i fshatit Novolon, ka thënë se protesta është thirrur për nesër në ora 10.00-të dhe për këtë kanë marrë leje edhe në organet e rendit.
Ai ka thënë se ajo çfarë po kërkojnë këta banorë është vetëm tejkalimi i gjendjes emergjente të rrugës që lidhë fshatrat rrëzë Artakollit, dhe e cila po paraqet problem tejmase për shkak të gropave dhe pluhurit duke rënduar kështu gjendjen e banorëve si në aspektin shëndetsor e poashtu edhe mjeteve të transportit.
Lushaku ka thënë se kërkesa e 18 fshatrave të Artakollit për qeverinë është që së paku t’i jipet shtresa e parë e asfaltit në mënyrë që të tejkalohet gjendja emergjente përkohsisht, që është edhe kërkesa e tyre momentale për tejkalimin e gjendjes emergjente, dhe jo përfundimi i projektit në tërësi.
Kjo është hera e dytë që banorë të kësaj ane protestojnë për rrugën në gjendje të rëndë nga Novolani në Gllavotin.