Komuna e Prishtinës banesën e ndarë për familjen e dëshmorit Isa Kastrati, ia ka dorëzuar sot familjes Hasimi, në gjendje të rëndë sociale.
Në komunikatën për media, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në listën e kategorive të dala nga lufta për të cilat ishte ndarë vjet më parë nga një banesë, ishte edhe familja e dëshmorit Isa Kastrati, babai i kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastratit.
“I biri i tij, kryetari i sotëm i Kamenicës, Qëndron Kastrati, pasi që u zgjodh në post publik e liroi banesën me kërkesë që ajo t’i ndahet ndonjë familjeje tjetër qoftë nga kategoritë e dala nga lufta, qoftë nga rastet sociale”, thuhet në njoftim.
“Çelësat e asaj banese sot i ka Milazim Hasimi, i cili ishte i pari në listën e pritjes nga familjet me gjendje të rëndë sociale, për të siguruar strehim në një banesë të tillë”, thuhet në njoftim.