Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Bahtiri thotë se tërmeti i Thaçit do të jetë Mitrovica

    05/10/2018 | 10:53
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka komentuar rreth debatit të mbrëmshëm të presidentit të vendit Hashim Thaçi, i cili u zhvillua në emisionin “Debat Plus”, të RTV Dukagjinit.

    Bahtiri tha se Thaçit i ka hasur “sharra në gozhdë”.

    Siç u shpreh Bahtiri “epiqendër e tërmetit të presidentit Thaçi do të jetë Mitrovica”.

    “Mos shet pallavra sepse të thuash që do të na njeh Serbia pasi t’i marrim Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën…pretendimet kanë qenë që veriu i Mitrovicës të jepet krejtësisht por… sharra i ka shku në gozhdë, se i kam thënë dhe vet personalisht kur e kam takuar. Epiqendër e tërmetit e Hashim Thaçit për këtë iniciativë do të jetë Mitrovica”, ka thënë Bahtiri.

    Bahtiri, po ashtu foli edhe për problemet lokale në Mitrovicë. Ai foli për mbeturinat që janë grumbulluar afër shkollës së mesme të mjekësisë “Xheladin Deda”, në Mitrovicë.

    Ai tha se do të ndërmarrin iniciativë që këto mbeturina të hiqen gjatë ditës së sotme.

    “Nuk jam i informuar që ka deponi. Aty janë disa kontejnerë që kam dhënë urdhër që të hiqen. Janë shtatë apo tetë kontejnerë. Pastërtia është shëndeti i qytetarëve. Është koha që qytetarët të vetëdijesohen për të mbajtur një ambient të pastër. Mitrovica ka ndryshuar krejtësisht”, theksoi kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Serbët edhe sot protestojnë në veri
    • Krasniqi: Ne jemi me Kurtin kundrejt Serbisë, por jo me pasë SHBA-në kundër
    • Sveçla njoftoi për arrestimin e veteranit që ka luftuar me ushtrinë serbe në Koshare
    • Moti sot: I vranët dhe me shi, temperaturat deri në 25 gradë Celsius
    • Një burrë plagoset me armë zjarri në Skënderaj
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.