Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Arrestohen 11 persona që shitën bileta në mënyrë të paligjshme

    12/10/2018 | 21:14
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Maltë krijoi pritje të shumta dhe tollovi nëpër pika.

    Shumë tifozë u ankuan për mënyrën e shitjes së biletave për këtë takim, pasi shumica mbetën pa to dhe nuk e panë nga shkallët e stadiumit ballafaqimin me Maltën, raporton KTV.

    Disa orë para ndeshjes, shpërtheu shitja e biletave në tregun e zi me çmime tejet të larta.

    Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se ka shoqëruar në stacion 11 persona pasi i zuri në flagrancë duke shitur bileta në mënyrë të paligjshme.

    “Mbrëmë janë shoqëruar 11 persona në stacionin Qendra, pasi janë zënë në flagrancë duke shitur bileta në mënyrë të paligjshme për ndeshjen Kosovë – Maltë.

    Ata janë shoqëruar në Stacionin Qendra, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin iniciohen rastet ‘Tregti e ndaluar’ dhe mbeten të procedohen në mënyrë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Kujtojmë që biletat për ndeshjen Kosovë – Maltë, ishin shitur për 24 orë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ambasadori britanik në Tiranë: Kosova të tërheqë policinë dhe të themelojë Asociacionin
    • “Ike” kënga më e re e Don Xhonit
    • Merr flakë Tregu i Gjelbër në kryeqytet
    • Limaj: Rezoluta 1244 po riaktualizohet në veri
    • Vllasi: Kurti i takon gjeneratës së dytë të adhuruesve të stalinizmit dhe të enverizmit
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.