Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Apostolova ua ‘mbyll’ gojën liderëve që po japin afate për liberalizimin e vizave

    10/10/2018 | 12:48
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në prani të kryeministrit Ramush Haradinaj, shefes së zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ambasadorit gjerman Christian Heldt, dhe Ministres së Integrimeve, Dhurata Hoxha, është lansuar faza e re e fushatës për liberalizimin e vizave.

    Kjo fushatë, që për qëllim ka qasjen te qytetarët me informatat e duhura se çka është dhe çka nuk është liberalizimi i vizave, u lansua me tone mjaft pesimiste, si nga Apostolova, po ashtu edhe nga Haradinaj.Që të dy ua kujtuan qytetarëve të Kosovës, se përveç që nuk ka afat për liberalizimin- ky proces mund të pezullohet, edhe në rast se fitohet. Apostolova bëri thirrje te liderët e Kosovës, që të mos nxitojnë në “dhënien e afateve artificiale”, rreth liberalizimit. Edhe pse nuk mohoi punën e mirë të institucioneve.

    Shefja e BE-së tha se nëse nuk respektohen kërkesat ose kriteret vizat mund të pezullohen.

    Ndërsa Kryeministri Ramush Haradinaj tha se e drejta e lëvizjes, vjen me përgjegjësi që qytetarët është mirë t’i dinë.

    Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha tha se procesi i liberalizimit të vizave ka qenë sfidues si për institucionet ashtu edhe për BE-në

    Kurse mbasadori gjerman Christian Heldt u shpreh se në këtë proces të vendimmarrjes, kërkohet durim deri në rezultat.

    Ambasadori Heldt shtoi se kjo fushatë është jetike për këtë proces, duke e përmendur se fushata vetëdijësuese është kërkesë e shteteve të BE-së

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.