Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Akuzë e rëndë për prokurorin Blakaj nga këshilltari i Haradinajt

    11/10/2018 | 11:01
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gazmend Syla, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj për çështjen e veteranëve, ka thënë se dyshon që ish-prokurori Elez Blakaj ka keqpërdorur dosjen me aplikacionet e veteranëve dhe një kopje të këtij dokumentacioni e ka dorëzuar në Serbi.

    Këtë dyshim ai thotë se e hedhë pasi emri i tij është gjetur në listat e veteranëve të rrejshëm.

    Në Interaktiv të KTV-së, Syla ka thënë se nëse Blakaj ka pasur të drejtë të dyshojë për të dhe të tjerët, edhe të tjerët kanë të drejtë të dyshojnë në punën e ish-prokurorit.

    “Ai ka pasur qasje në gjithë materialin. Nëse ai dyshon se unë nuk jam veteran i vërtetë, unë dyshoj se një kopje e asaj dosje me deklarata, ka shkuar në Serbi. Kam të drejtë të dyshoj në të, kur edhe ai ka dyshuar në mua. Nëse ai dyshon për mua, edhe unë kam të drejtë të dyshoj se një kopje e tillë është në Serbi. S’kam fakt, por a ka pas fakt ai se unë jam veteran mashtrues. Ndoshta i duhet lista Serbisë për Gjykatën Speciale si dokumentacion. Aty ka deklarata të veteranëve që konfirmojnë se dikush ka qenë pjesë në luftë, në këto aksione. Nëse jam i dyshimtë për këtë punë edhe unë mund të dyshoj në diçka të tillë”, ka thënë Syla.

    Ka thënë se si organizata të veteranëve duan proces të ri hetimi dhe ka përshëndetur vendimin e marrë nga gjykata që dosja t’i kthehet Prokurorisë Speciale për përmirësim dhe qartësim. Sipas tij, procesi nuk duhet të kthehet në fillim sepse do të hapej mundësia për edhe më shumë aplikime.

    Ai ka thënë po ashtu se zyra me këto dokumentacione në qeveri ka pasur kamerë dhe i është ndërruar cilindri me qëllimin që t’i ofrohet qasje më e sigurt ish-prokurorit Blakaj. Ka thënë se aty s’ka mundur të hyjë asnjë zyrtar pa ndonjë polic, por as edhe një polic i vetëm pa zyrtarë të qeverisë. E gjithë kjo ka thënë se ishte kërkesë e Blakajt.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Krasniqi: Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve të PDK të zgjedhur në veri
    • Kurti bisedon me tre senatorë amerikanë, i siguron se po punon për qetësim të situatës
    • Mushkolaj: Lumir Abdixhiku vazhdon me qasjen e njëjtë të LDK-së “as mish, as peshk”
    • Kosovës i vendosen tri kushte, nëse nuk i zbaton, BE-ja paralajmëron pasoja
    • Kurti merr telefonatë nga SHBA-të, pajtohet për zgjedhje të reja në veri
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.