Shkëlzen Kajtazi, aktivist i Lidhjes Demokratike në Vushtrri, ka hedhur kritika në drejtim të atyre që janë kompetent përkitazi me gjendjen e një rruge në qendër të Vushtrrisë.
Ai ka postuar disa fotografi në llogarinë e tij në facebook, ku ka shkruar se ajo rrugë është në gjendje që dy muaj, duke shtuar se çdo herë do të kritikoj edhe këtë qeverisje ndonëse partia së cilës i përket është edhe zyrtarisht në qeverisje me një koalicion të gjerë me Vetëvendosjen, AAK-në dhe AKR-në.
Kajtazi ka thënë se kjo rrugë është që dy muaj në atë gjendje të cilën e ka treguar edhe përmes fotografive të postuara, ndërkohë që ka kërkuar nga ata të prezentojnë edhe punët që nuk po bëhen si duhet.
Kajtazi ka thënë se do të vazhdoj kritikat pasi këtë gjë e ka dhënë edhe gjatë zgjedhjeve./VushtrriaOnline