Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Aksidentohen autobusët që transportonin maturantët e Gjilanit në Shqipëri

    07/10/2018 | 12:40
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një aksident zinxhir mes autobusëve që transportonin maturantët e Gjilanit ka ndodhur në Shqipëri.
    Sipas dëshmisë së maturantëve, në këtë aksident ka edhe të lënduar.

    Një nxënës ka treguar për kallxo.com se autobusët janë aksidentuar si pasojë e kyqjes së pasigurt në rrugë të një veture me tabela vendore (të Shqipërisë).

    Një maturant tjetër ka treguar se në këtë aksident, që ka ndodhur dje rreth orës 11 :00, ka edhe të lënduar.

    Në një prononcim për kallxo.com, ky nxënës ka treguar se ka parë autoambulancat të kenë marrë me vete së paku dy nxënëse.

    Aksidenti ka ndodhur në dalje të Tiranës dhe nxënësit po shkonin drejt Shkodrës, në ditën e fundit të ekskursionit.

    Në aksident, sipas dëshmisë së nxënësve, janë përfshirë tre autobusë.

    Dy prej tyre, për shkak të dëmtimeve, kanë mbetur në Shqipëri. Nxënësit që ishin në këta autobusë janë shpërndarë në autobusë të tjerë dhe maturantët janë kthyer mbrëmë në Gjilan.

    Po ashtu, nxënësit kanë dërguar video dhe fotografi nga vendi i ngjarjes, të cilat mund t’i gjeni më poshtë.

    https://www.vushtrriaonline.net/wp-content/uploads/2018/10/video-1538891487.mp4
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Idrizi me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Rexhep Sejdiu
    • 7.253 foshnje të lindura nga janari deri në nëntor
    • Kurti tregon se sa gurëthemele u vendosën për pesë ditë
    • Edhe Nexhmedin Spahiu i zhgënjyer me Qeverinë Kurti: Po punon ligsht, krejt ministrat i kisha çu n’shpi
    • Lajçak zbulon se po përgatitet për raundin e ri të bisedimeve me Bislimin dhe Petkoviqin, s’jep datë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.