Një aksident trafiku me lëndime është raportuar rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë, në zonën e Tunelit të Parë.
Në aksident ishin përfshirë tri vetura civile me targa vendore.
“Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovice”, njoftoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/aksident-ne-mitrovice-kater-te-lenduar-585892/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright