Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Agjencia Kosovare të Privatizimit të mbyllet

    25/10/2018 | 17:17
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Raportit vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017 po diskutohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

    Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se është i lumtur që në Kuvend mes deputetëve të pozitës dhe opozitës ka qëllim të përbashkët lidhur me AKP-në.

    “Shitja e aseteve të Kosovës nuk na ka sjellë investitorë të huaj. Më gëzon fakti që jemi në një pikë që pajtohemi të gjithë, pajtohemi që raporti është korrekt. Më pëlqeu ideja që mund të nisim ta mbyllim AKP-në, ose ta ndryshojmë ligjin. Hajdeni e mbyllim këtë monstrum ekonomik”, tha Sejdiu.

    Ndërsa, edhe deputeti i Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka, u shpreh se Agjencia Kosovare e Privatizimit duhet të mbyllet.

    “Me pasë fuqi magjike këtë agjencion e kisha shkri krejt. As nuk e përkrahi dhe as nuk e votoj këtë raport të këtij agjencioni. Shumë vrasje janë bërë në Kosovë për shkak të këtij agjencioni”, tha Zeka.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për nesër
    • Lëshohet lokali me qera në kompleksin “Qarshia” në Vushtrri
    • Spahiu thotë se flamuri i Shqipërisë duhet të largohet nga komunat në jug, që të qëndrojë ai i Kosovës në veri
    • Chollet kërkon nga Vuçiqi t’i “qetësojë” serbët e Kosovës
    • Haxhiu: Tërheqja e Kurtit dhe Osmanit pas trazirave në veri është autonomi për serbët!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.