I ftuar në emisionin NIN, Lendi Mustafa, njëri ndër transgjinorët e parë shqiptarë, i bëri ftesë publike këngëtares Adelina Ismaili për të marrë pjesë në “Paradën e Krenarisë” – në emër të lirisë dhe të drejtave të komunitetit LGBT në Kosovë.
I ftuar për të folur për paradën në fjalë, ai u shpreh që Adelina Ismaili është ikona që komuniteti LGBT pa përjashtim e adhuron.
Adelina është një ndër këngëtaret e para që në tekstet e këngëve të saj ka përmendur temën e homoseksualitetit në Kosovë, në kontekst pozitiv. Kënga “Shokut tim” tenton të sensibilizoj masën për dashurinë mes personave me gjini të njejtë, duke thyer shumë tabu të kohës.