Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është prononcuar për herë të parë rreth raportimeve për ‘përçarjeve’ eventuale brenda partisë së tij.
Veseli tha se për zhvillimet e fundit në parti janë një proces normal i reformave.
“PDK është në procesin e reformave dhe vendimmarrjes që janë në interes të qytetarëve. Vendimmarrja do të jetë vetëm e PDK-së dhe jo individuale. Do respektojmë institucionet brenda partisë”, ka thënë Veseli.
Ai tha se Tahiri ka bërë një punë të madhe me reforma në drejtësi dhe ka thënë se vendimmarrja me tutje do të jetë e përbashkët. /ORAinfo/