Kërcënimi publik i Presidentit Thaçi ndaj kryeministrit Haradinaj se mund ta humb postin e çoi në tjetër nivel dramën e krijuar në raportet e tyre. Rrëzimin i Haradinajt, përveç opozitës, tash e dëshiron edhe Thaçi.
Për Gazetën Express kanë folur Glauk Konjufca i Vetëvendosjes, Driton Selmanaj i LDK’së dhe Natyra Kuçi e PSD’së. Ata kanë treguar nëse pranojnë ndihmën e Thaçit për ta dërguar në shtëpi Kryeministrin Haradinaj
Presidenti Hashim Thaçi dje në një konferencë për media, përves se akuzoi për shumëçka kryeministrin Haradinaj, edhe provoi t’ia bëjë të ditur se mund t’ia rrezojë qeverinë.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, Presidenti nuk mund ta rrezoj Kryeministrin, kësisoj Thaçi si i pari i shtetit mund t’ia rrezojë Thaçit Qeverinë vetëm përmes deputetëve të PDK’së, që konsiderohen si të bindur ndaj ish-shefit.
Deklarata e Thaçit për herë të parë përputhet me dëshirën e opozitës për ta rrezuar qeverinë Haradinaj, shkruan Gazeta Express.
Tri partitë opozitare, LDK, Vetëvendosje, e PSD, deklarojnë se nuk i marrin aspak seriozisht fjalët e Presidentit Thaçi kundër Haradinajt.
Ndërsa, nëse partitë opozitare kanë versione të ndryshme se si duan ta rrezojnë Qeverinë Haradinaj, me ose pa vota të deputetëve të Thaçit.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë për Gazetën Express se nuk është aspak e hijshme për një shtet që të ketë përplasje të tilla mes Presidentit e Kryeministrit. Sipas Konjufcës një situatë e tillë duhët të përfundojë me mbajtjen e zgjedhjeve.
Konjufca thotë se nëse në koalicionin qeveritar duan ta rrezojnë atë, opozita nuk e mban në këmbë. Edhe nëse këtë ua mundësojnë deputetët e PDK’së, ose kushdo tjetër i Qeverisë.
“Do të ishte hipokrizia më e madhe të thuhet, kur qeveria dëshiron me e rrezu vetvetën, na duam ta mbajmë në këmbë. Ajo në këmbë nuk mund të qëndrojë as vetë, e ta mbajë atë opozita”, ka thënë Konjufca.
“Pesëdhjeteshtatë vota i ka opozita për me e rrëzu Qeverinë, na duhan edhe katër vota. Nuk e shikojmë se kush janë ata. Do të ishte hipokrizi prej opozitës me seleksionu se votat e kujt janë ato”, ka shtuar ai.
Ndryshe nga Vetëvendosje që nuk tregohet selektive në votat për të shkuar në zgjedhje, Driton Selmanaj, thotë se LDK nuk bashkëpunon me njerëz të Presidentit dhe nuk bëhet pjesë e kalkulimeve të Thaçit, të cilin e quan kumbarë të Qeverisë së tanishme.
“Ne nuk hyjmë në kalkulime me individë brenda kuvendit të Kosovës, e aq më pak me njerëz të Presidentit Thaçi “Ne vazhdojmë të mendojmë se kjo qeveri është jofunskionale dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Ne nuk kalkulojmë me numrat që mund të na jap PDK apo dikush tjetër”, ka thënë Selmanaj.
Deputeti i LDK’së kujton sjelljen që ka pasur partia më e madhe opozitare, në kohën kur Lista Srpska u bënte bllokadë Qeverisë, duke u tërhequr nga koalicioni qeverisës.
“Ne nuk e rrëzojmë një qeveri pse dëshironte para 7 muajve Beogradi përmes tërheqjes së Listës Serbe, po as tash përmes Presidentit”, ka thënë Selmanaj për Gazetën Express.
“Nuk e rrëazojmë qeverinë tonë pse don Serbia ose pse don Presidenti Thaçi. Qeveria jonë është jonufksionale, dhe si e tillë Kuvendi duhet të shpërndahet sa më shpejt që ne të shkojmë në zgjedhje”, ka shtuar ai.
Në partinë Sociademokrate thonë se nuk bashkëpunojnë vetëm me Listën Serbe për ta rrezuar Qeverinë.
“Ne ritheksojmë se nuk bashkojmë votat për rrezimin e Qeverisë me listën Srpska dhe se jemi të përkushtuar për ta siguruar numrin e nevojshëm për rrëzimin e Qeverisë, të cilën nuk e kemi për momentin”, ka thënë për Gazetën Express zëdhënësja e PSD’së, Natyrë Kuqi.
Ndërsa Kuqi thotë se nuk komentojnë veprimet e tyre një situatë hipotetike, e sidomos kur ajo mund të krijohet mbi kërcënimet e Presidentit Thaçi.