Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    206 vetë humbin jetën në Kosovë brenda tri vjetëve

    09/10/2018 | 16:01
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Edhe pse Kosova llogaritet si një shtet i vogël për nga numri i popullsisë, Kosova po vazhdon të ballafaqohet me dukurinë e vetëvrasjeve tash e sa kohë.
    Në bazë të statistikave zyrtare të Policisë së Kosovës që ka siguruar Lajmi.net, shihet se kjo dukuri negative në vendin tonë akoma është e pranishme.

    Sipas këtyre statistikave, viti 2014 del të jetë viti më i “kobshëm” për Kosovën.

    Që nga viti 2014 e deri në vitin 2017 në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 206 vetëvrasje dhe 925 tentim vetëvrasje.

    Sipas statistikave zyrtare të Policisë së Kosovës, në vitin 2014 në vendin tonë janë evidentuar 77 raste të vetëvrasjeve dhe 261 tentim vetëvrasje.

    Një vit më pas, pra në vitin 2015 ky numër ka qenë më i ulët mirëpo, përsëri dukuria e vetëvrasjeve ka qenë e pranishme, dhe në këtë vit në Kosovë janë regjistruar 60 raste të vetëvrasjeve dhe 219 raste janë regjistruar si tentim vetëvrasje.

    Edhe në vitin 2016, vendi ynë është përballur me vetëvrasje. Sipas statistikave zyrtare të Policisë së Kosovës që i ka siguruar Lajmi.net, në Kosovë janë regjistruar 37 vetëvrasje dhe 229 tentim vetëvrasje.

    Vetëvrasje kishte edhe gjatë vitit të kaluar. Sipas raportit zyrtar të Policisë, në vitin 2017 në vendin tonë janë evidentuar 32 vetëvrasje dhe 216 tentim vetëvrasje.

    Edhe këtë vit, pra që nga janari e deri në fund të muajit shtator në vendin tonë janë regjistruar vetëvrasje mirëpo, siç deklarojnë nga Policia, gjatë kësaj periudhe të këtij viti janë regjistruar mbi 20 raste të vetëvrasjeve, por disa raste tjera ende janë duke u hetuar si “vdekje të dyshimta”, dhe se pas përfundimit të hetimeve mund të dihet se a kanë qenë vrasje apo vetëvrasje.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.