Luan Haradinaj, djali i ish- heroit, gjeneral majorit, Shkëlzen Haradinajt, e ka trashëguar nga babai i tij atdhedashurinë dhe trimërinë.
Djali i ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani një nga pjesëtarët më të suksesshëm të FSK-së, përmes disa imazheve tregon se fëmijëria e tij është e lidhur me ndjenjën e etur për liri, por edhe dhimbjen për vdekjen e vëllait të tij, Shqipdonit, i cili humbi jetën tragjikisht pikërisht më 2 tetor të vitit 2007, shkruan Indeksonline.
Luani kthehet pas me kohë, duke shpalosur albumin e tij të fëmijërisë, ku shihet me bluzë të ushtarit bashkë me Shqipdonin.
Por ai kujton atë edhe tek varri i tij.
Shqipdon Haradinaj kishte humbur jetën pas plagëve të marra nga goditja e një autobusi. Ngjarja kishte ndodhur pikërisht njëmbëdhjetë vite më parë para shtëpisë së Haradinajve, në Gllogjan /Indeksonline/