Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Zbulohet pse bebet pushojnë së qari sapo ngriheni në këmbë me ta, por qajnë kur uleni

    21/09/2018 | 17:29
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nëse nuk e keni provuar vetë ndjesinë e prindërimit, me siguri keni dëgjuar nga të tjerët që të kesh një bebe të vogël në shtëpi, gjumi nuk ka vend mes jush.
    Por, përse bebet e porsalindura pushojnë së qari kur i merrni në krahë e i afroni pas veten dhe ngriheni në këmbë, ndërsa nuk e bëjnë të njëjtën gjë kur jeni ulur?

    Sigurisht, dikush do të mendojë që e keni mësuar keq fëmijën nëse ai pushon sapo ngriheni në këmbë me të, por në fakt nuk është kështu.

    Sipas gjasave, bebja pushon nga ky veprim për shkak të natyrës së tyre evolutive, çka është krejtësisht normale që i/e vogli/a juaj të mos qajë kur ngriheni në këmbë me të.

    Por si e dallon një foshnjë kur ju jeni ulur apo kur qëndroni në këmbë me të?

    Në studimin e publikuar nga “Current Biology” thuhet:

    I porsalinduri qetësohet kur nëna e merr ngrykë falë reaksionit të koordinuar të qendrës motorike dhe kardio-rregulluese. Bebet e vogla prej gjashtë muajsh pushojnë së qari dhe qetësohen dhe rrahjet e shpeshta të zemrës ngadalësojnë sapo nëna e merr ngrykë dhe fillon ta bartë nëpër dhomë.”

    E ndoshta kjo ka lidhje edhe me fillimet e njeriut të parë, homosapiensi, i cili ishte gjithnjë në rrezik nga grabitqarët dhe pozicioni në këmbë është më i sigurtë dhe jeni më vigjilentë se sa kur rrini ulur, sigurisht ky është instinkt i cili mund të jetë ngulitur thellë në sjelljen e njeriut./Gazeta Express

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Idrizi me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Rexhep Sejdiu
    • 7.253 foshnje të lindura nga janari deri në nëntor
    • Kurti tregon se sa gurëthemele u vendosën për pesë ditë
    • Edhe Nexhmedin Spahiu i zhgënjyer me Qeverinë Kurti: Po punon ligsht, krejt ministrat i kisha çu n’shpi
    • Lajçak zbulon se po përgatitet për raundin e ri të bisedimeve me Bislimin dhe Petkoviqin, s’jep datë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.